Kryeministri Edi Rama ka folur për strehimin e afganëve gjatë konferencës “World Policy Conference” në Abu Dhabi. Sipas tij, Shqipëria ishte ndër vendet që ka pranuar të strehojë më shumë afganë, në krahasim me shtete të tjera më të mëdha dhe më të pasura.

Ai thotë se është për shkak të historisë dhe traditës sonë, duke kujtuar këtu dhe vitet kur shqiptarët iknin në rrugët e Europës.

Kreu i qeverisë thotë se ne dukeshim si alienë vite më parë në brigjet e Italisë apo vendeve të tjera europiane.

“Ne Shqipëria kemi përjetuar solidaritetin e REmirateve pas tërmetit të 2019. Mes një numri të lartë udhëheqësish ndërkomëbtarë, që treguan solidaritetin me vepra, një lagje krejt e re po ndërtohet për familjet. Shqipëria ka qëndruar fort në mbrojtje të afganëve në rrezik në vijim të ngjarjeve që ndodhën në Afganistan. Kam folur pak më parë, se qeveria Shqiptare mori angazhimin për të pritur deri në 4 mijë afganë. Është një numër shumë i madh në krahasim me vende më të mëdha dhe të pasura. Shumë njerëz më kanë pyetur pse.

Përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Së pari duke bërë një gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Një nga faqet më të mrekullueshme të historisë sonë është shpëtimi i hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Askush, asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Ne mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë nuk mund të jetë e shkurtër. Disa vite më parë ishim ne afganë. U larguam nga ferri ynë. Na u desh të kalonim detin dhe të shfaqeshim si alienë në brigjet e Italisë dhe Europës. Nëse nuk do gjenim ndihmë dhe shpresë 30 vite më parë, nuk do ishim këtu një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE me aspiratën për t’i bashkuar unionit. Së treti e bëmë se i detyrohemi fëmijëve tanë. Nuk duhet të rriten në një mjedis që tu kthejnë kurrizin atyre që janë në nevojë” – tha Rama.

Ndërsa fjalën e tij, Rama preferoi ta nisë me një batutë duke u shprehur se është mes kryeministrave më të gjatë në botë.

Më tej, ai renditi disa prej prioriteteve globale të cilat do të mbështesë Shqipëria në vitet në vijim, duke qenë anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB.

“Të nderuar miq, siç mund ta përfytyroni jam mes kryeministrave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh, por vendi im është prej më të voglave në botë. Do përpiqem t’i rezistojë tundimit. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin tej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht hezitimeve. Problemet me të cilat përballemi sot bëhen gjithmonë e më shumë. Ngrohja globale është një çështje sigurie që ndikon në paqen në tërësi. Pandemia ka marrë shumë jetë. A jemi në gjendje të merremi të vetëm në këtë murtajë, përgjijga është jo. E kemi parë edhe në raste të tjera. Në këtë kohë sfidash globale që janë kohë të sfidave të mëdha, kërkon një qasje globale.

Shqipëria beson se përtëritja e një angazhimi të thellë për të ndikuar veprimin shumëpalshe është e nevojshme. Mbështesim angazhimin e OKB-së. në krye të OSBE-së Shqiopëria dha një kontribut të madh. Këshilli Ministerial i Tiranës ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar. Shqipëria do të jetë për herë të parë në anëtarësinë e Kombeve të Bashkuara. Të vetëdijshëm për përgjegjësitë, ne do i sjellim këndvështrimin e një vendi të vogël me një politikë të jashtme konstruktive. Me një grup njerëzish të njëjtë në mendim, jemi përpjekur të prezantojmë një traktat kundër pandemisë.

Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të zhvilluar. Shqipëria konsideron se arritja e këtyre objektivave është një përgjegjësi e përbashkët. Jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së dhe dokumentet ndërkombëtare me vendimet për të zhvilluar sektorin energjitik. Qeveria do të miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komunitetit të energjisë për çkarbonizimin e sektorit të ekonomisë. Ky plan të parashikojë prodhimin e energjisë në kapacitetet e instaluara. Shqipëria pret që brenda kësaj decade të bëhet një eksportuese neto e energjisë. Nuk shmang dot pa folur për rolin si model për Emiratet e Bashkuara në paqen. Marrëveshja mes Emirateve dhe Izraelit ishte vazhdimësi pas kohërave të bllokimit duke ndërmarrë një hap të jashtëzakonshëm për t’i shtrirë dorën një armiku historik” – tha Rama.

Radari.al