Qindra nxënës kanë mbetur pa mësim këto ditë në Bulqizë, pasi Zyra Vendore Arsimore (ZVA) nuk ka emëruar mësuesit në disa shkolla.

Në shkollën e fshatit Ostreni i Madh nuk janë emëruar 10 mësues, duke bërë që 10 klasa të mbeten pa mësim.

Në shkollën 9-vjeçare Ostreni Vogël vetëm 1 mësues është paraqitur në punë, ndërsa mësuesit e tjerë nuk janë emëruar akoma. Shkolla në Ostrenin e Vogël në Lladomericë, ka rreth 70 nxënës, por mungon 1 mësues.

Ndërsa shkolla “10 dëshmorët”, Njësia Administrative Trebisht ka ende mësues të pa emëruar, ndërsa rreth 100 nxënës nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor 2021-2022.

Pavarësisht mungesës së mësuesve, nxënësit janë paraqitur rregullisht në shkollë, por janë kthyer në shtëpi pa mësim.  

Radari.al