Një 42-vjeçar me prendent të mëparshëm penal është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjmë ne dije se në prang aka rënë shtetasi K. K. alias D. K., 42 vjeç, banues në ne Ksamil, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike  kokainë dhe kanabis në zonën e Ksamilit.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë/Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 42-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.�

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:�

K. K. alias D. K., 42 vjeç, banues në ne Ksamil, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike  kokainë dhe kanabis në zonën e Ksamilit.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.  �

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Radari.al