Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë. Sipas informacione paraprake, bëhet me dije se një elektriçist në fshatin Gosë, Sadi Qahajaji, rreth 60 vjeç, ka rënë nga kabina elektrike, ku ishte duke punuar për një defekt.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, por nuk ka mundur dot që të mbijetojë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Elektricisti ishte punonjës në OSHEE Rrogozhinë.

Kavajë/Informacion paraprak:

Më datë 30.09.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën elektriçisti shtetasi S. Q., 62 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Radari.al