Lajmi që ka qarkulluar prej kohësh në media se “Big Brother VIP” do të ketë dy opinionistë që do të komentojnë mbi ngjarjet brenda shtëpisë së famshme është konfirmuar së fundmi nga Lori Hoxha.

Në një intervistë për “Top Albania Radio” ajo është pyetur rreth opinionistëve dhe ka thënë se do të ketë dy të tillë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil.

Për më tepër ajo u shpreh se nuk do të jetë emri i Arjan Konomit që është përfolur në rrjetet sociale.

“OPINONISTËT JANË DY. ËSHTË NJË GRUA DHE NJË BURRË. DONIM DY QË TË BALANCONIM NJËRI-TJETRIN DHE TË KISHIM SA MË SHUMË OPINIONE TË MIRA. PO ASHTU JANË SHUMË KARAKTERE TË NDRYSHME DHE JANË NË PROFILE TË NDRYSHME. KËSHTU QË SHPRESOJ TË GJENDEN MIRË DHE NUK JANË AFËR MENDJES. NUK JANË KËTO OPINONISTËT QË PRITEN GJITHMONË TË JENË. NUK ËSHTË ARIAN KONOMI (QESH).”

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e spektaklit ‘Big Brother VIP’, detaje të reja kanë dalë në dritë pavarësisht se po tentohet që gjithçka të mbahet surprizë.

Më herët është zbuluar se cila do të jetë ajo që do të prezantojë formatin e “Fun Club”. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se ky program i është besuar pikërisht prezantueses Dojna Mema.

Radari.al