Prezantuesja Dojna Mema, shpesh ndan me ndjekësit gjëra nga përditshmëria e saj, por gjithmonë ka dhe dëshirën të edukojë duke hapur dhe tema interesante.

Para disa orësh ajo ka ndarë me ndjekësit një këshillë të vyer nga mamaja e saj.

SOT VENDOSA TË BËJ RREGULL NË NJË SIRTAR KU GJEN DITARËT E MI, NDONJË PARTITURË MUZIKORE DHE POSTERIN E GABRIEL GARKOS. MES TYRE MË KAPI SYRI NJË SHËNIM QË MË KISHTE SHKRUAR MAMI DIKUR. PO E LË KËTU,- SHKROI DOJNA.

Kujtojmë se Dojna është në një lidhje me kantautorin shkodran Vlashent Satën.
Ata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh, por e bën publike në fillim të vitit 2021.
Të dy nuk kanë ngurruar t’ja shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit

“UNË DUKESHA AI DJALI ‘BORING’ INTELEKTUAL QË NDONJËHERË E TEPROJ DHE AJO ME BATUTAT E MIA KURSE AJO MË KA MAHNITUR. MENDOVA SE ISHTE NJË VAJZË E BUKUR EKRANI ME ZHDËRVJELLËSINË E NJË PROGRAMI PËR TË RINJ SIÇ ISHTE “POP CULTURE”. NDËRKOHË, DOJNA KA NJË INTELIGJENCË QË ËSHTË E RRALLË PËR EKRAN DHE JEMI SHKRIRË DUKE QESHUR. THASH UAU KJO GOCA QENKA E MREKULLUESHME, KJO ISHTE NJOHJA JONË E PARË. SOT, TË KESH NJË NJERI QË TË DO, JETA MERR MË TEPËR KUPTIM”, TREGOI VLASHENTI NË NJË INTERVISTË.

Çifti i bukur, kanë menduar dhe për martesën. Tek Adi Krasta, ata janë pyetur në lidhje me planet e së ardhmes dhe sigurisht a do ketë apo jo një dasmë.

Vlashenti tregoi se ai nuk i ka pasur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë ai do t’ia plotësojë asaj dëshirën.

“NUK DO TA BËJMË NESËR DASMËN KEMI KOHË TA MENDOJMË, MUND TA BËJMË PËR DISA DITË NDOSHTA”- THA AI DUKE QESHUR.

Radari.al