Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një ndër çiftet më të dashura dhe të përfolura të ekranit shqiptar.

Ami është përfshirë në botën e biznesit, ndërsa Ermali në atë të kinematografisë.

Aktori i vuri vulën suksesit të tij me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Ndërkohë, së shpejti do të vijë projekti i tij më i ri, një serial komedi që do të titullohet “H.O.T” dhe në këtë projekt po “bashkëpunon” dhe djali i tyre, Joeli.

Ky i fundit sot ka ditëlindjen dhe mbush plot tetë vjeç.

Në këtë ditë nuk kishte si të mungonte në rrjetet sociale një urim nga mami i tij, Ami, e cila ka publikuar një foto mjaft të bukur familjare ku Joeli shihet së bashku me të shtrenjtit e tij.

“Joel, drita jonë! Tetë”, ka shkruar moderatorja në Instastory.

Kujtojmë se para pak ditësh, Ami tregoi se në ekran nuk është rikthyer pasi nuk ka gjetur ende një projekt që të jetë me rëndësi për të.

“GJATË KËSAJ PERIUDHE PROJEKTET QË MË JANË OFRUAR NUK KANË PESHUAR MË SHUMË SE Ç’MUND TË BËJ UNË NË KOHËN QË DO MË MBAJNË TË ANGAZHUAR”, I ËSHTË PËRGJIGJUR AJO NJËRIT PREJ NDJEKËSVE DUKE LËNË TË HAPUR MUNDËSINË SE NUK I DIHET ASNJËHERË.

Radari.al