Një tjetër minator është plagosur ditën e sotme në minierën e Bulqizës. Policia bën me dije se 54-vjeçari me iniciale A. Ç, u plagos gjatë orarit të punës në minierën e kromit në qyetin e Bulqizës.

Minatori u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë /informacion paraprak:

Rreth orës 11.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar gjatë punës shtetasit A. Ç, 54 vjeç, cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Radari.al