Studentët që studiojnë jashtë vendit do të përfitojnë nga fondi i ekselencës. Kështu bëri me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila njoftoi vendimin e qeverisë për sot. Kushi tha më tej se është miratuar memorandumit i bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanjës.

“Vendimi i parë ka të bëjë me disa ndryshime në VKM-në e vitit 2020 që lidhet me mbështetjen financiare për studentët e ekselencës që studiojnë jashtë nga fondi i ekselencës . Për shkak të situatës së pandemisë, në shumë universitete u aplikuan disa metoda vlerësimi ndryshe nga ato tradicionale, studentët merrnin vlerësim kalon, nuk kalon dhe jo me notë, ndërkohë që VKM përcakton një mesatare, kështu që për t’i mos penalizuar, shtuam dhe këto raste për situata të jashtëzakonshme. Studentët ekselentë do të kenë mbështetjen tonë, jo vetëm për studimet, por edhe për punësimin e tyre”, tha ajo.

“Vendimi i dytë lidhet me miratimit të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanjës. Objektivi ynë të bashkëpunojmë me universitetet prestigjioze”, deklaroi Kushi.

Nga ana tjetër ministrja e pyetur për mësimin me turne, tha se ky nuk është një vendim definitiv, por do yë shikohet në varësi të situatës.

‘Unë i mirëkuptoj të gjithë prindërit që janë të shqetësuar për cilësinë e arsimit, për kohëzgjatjen apo për turnet që jemi të detyruar t’i aplikojmë për shkak të udhëzuesit të MSH. Të gjithë e dimë që jemi ende në situatë pandemie. Një nga rregullat që duhet të zbatojmë në shkollat tona është edhe distanca fizike, ndaj në ato shkolla ku numri i nxënësve është i lartë, jemi të detyruar të zbatojmë turnet. Dua t’i qetësoj prindërit duke iu thënë që ky nuk është vendim definitiv që do zbatohet për gjithë vitin, por është sipas situatës. kom i ekspertëve e vlerëson në një sistem javor, 2-javor dhe shumë shpejt do ketë një vendim tjetër, duke shpresuar që procesi i vaksinimit do na çojë drejt normalizimit. Një pjesë e shkollave e zbatojnë. 87% e mësuesve sot janë të vaksinuar, 71% janë të vaksinuar me të dy dozat dhe pjesa tjetër pritet të marrin dozën e dytë”, deklaroi Kushi.

Radari.al