Sukses i madh për prodhuesit e veturave elektrike. Fushata negative drejtuar kundër veturave me naftë ka sjell rezultate.

Pasi që humbën primatin në raport me veturat me benzinë, ato me naftë kanë rënë edhe për një shkallë.Për herë të parë shitja e veturave me naftë ka qenë më e ulët sesa ato elektrike, që viteve të fundit kanë fituar në masë të madhe vëmendjen e opinionit.

Këtë e tregojnë rezultatet e shitjes që i ka publikuar JATO Europe, sipas të cilave 151.737 vetura elektrike të shitura (EV dhe PHEV) kanë përbërë 21 për qind të tregut global.

Të njëjtën kohë janë shituar 141.635 vetura me naftë, që i bie 20 për qind e tregut në nivel global.

Megjithatë veturat me benzinë akoma mbajnë primatin në tregun global me 56 për qind. Është interesant se ky muaj nuk ishte më i miri sa i përket shitjes së veturave elektrike, por mjaftueshëm që të shënoj rritje të dukshme në treg.

Në anën tjetër modeli më i shitur elektrik është VW ID.3 i ndjekur nga pas nga Tesla Model 3 e në vendin e tretë radhitet VW ID.4.

Kur janë në pyetje plug-in hibridët, gjatë verës e ruajti primatin Ford Kuga, i pasuar nga Mercedes GLC dhe BMË Serie 3.

Një lajm tjetër i madh është që për të dytin muaj me radhë modeli më i shitur në Evropë është Dacia Sandero. Pasi tij është Volkswagen Golf e top pesëshen e përbëjnë edhe Toyota Yaris, Dacia Duster dhe Volkswagen T-Roc. 

Radari.al