Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dy ditë më parë, në një dalje mediatike, bëri të ditur se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për të hetuar sipas tij “masakrën zgjedhore” të 25 prillit.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate të Bashës, duket se është vënë në lëvizje delegacioni i Delegacioni i OSBE/ODHIR.

Ky delegacion, me në krye Urszula Gacek do të shkojë sot në selinë blu për të takuar kreun e PD, Lulzim Basha.

Kujtojmë këtu se Gacek bashkë me dy përfaqësuesit e tjerë ka qenë Alexey Gromov, këshilltar i lartë për zgjedhjet dhe  Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet të OSBE/ODIHR-it kanë qenë pjesë e ekipit të vëzhgimit në zgjedhjet parlamentare.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj.

Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Rekomandimi i dytë thotë; shteti duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë. Njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika dhe ndëshkimi.

Nëse hiqet fjala Shqipëri nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos. Ky është një sistem kriminal që përbhet nga njerëz të tillë. 

Raporti thotë qartë në 5 rekomandimet se marrëveshja e 5 qershorit nuk është në përputhje me ato që rekomandon OSBE.

PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për shqiptarët, armiku i vetëm i shqiptarëve është masakra e 25 prillit”, theksoi Basha.

Radari.al