Luana Vjollca këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv. Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Këto kohë Luana është përfolur edhe se mund të jetë larguar përfundimisht nga “Top Channel”. Burime bënë me dije se Luana po largohet nga ky televizion dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.

E teksa të gjithë fansat e saj po pyesin herë pas here se kur do ta shohim Luanën në televzion, ajo iu është drejtuar me një mesash mjaft të ndjerë ku ka treguar se ditën e sotme do të publikojë vendimet e saj.

“NUK MUND TË FUTEM NË INSTAGRAM SEPSE SAPO FUTEM ATY INBOX-I IM ËSHTË PLOT ME PYETJE, POR PLOT ASHTU SI KURRË NUK KA NDODHUR, SE KUR DO TË FILLOJË EMISIONI, SE KUR DO TË RIKTHEHEM NË EKRAN. ME THËNË TË DREJTËN NUK E DI NËSE I SHIHNI SYTË E MI QË JANË TË LOTUAR, POR JAM PA FJALË NGA NDJESIA PERSONALE QË MARR NGA E GJITHË KËRKESA JUAJ E PAFUNDME, NUK E DI. ËSHTË NDJESIA MË E BUKUR. ËSHTË ABSOLUTISHT NDJESIA MË E BUKUR NË BOTË GJATË GJITHË KARRIERËS TIME. KËSHTU QË NUK DO E LË PËR MË GJATË. PREMTOJ SE NESËR DO TË VIJ ME NJË PUBLIKIM KU DO IU SHPJEGOJ VENDIMET E MIA. JU DUA PAFUND. FALEMINDERIT”, I ËSHTË DREJTUAR LUANA TË GJITHË FANSAVE TË SAJ.

Radari.al