Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e policit në Lezhë. Polici i vrarë me detyrë nën/komisar, Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain.

Hoxha është 44-vjeç, babai i dy fëmijëve, dhe jetonte në Tiranë

Kontrollet janë në të gjithë territorin, por nuk është raportuar më parë që në këtë zonë të ketë pasur kultivim kanabisi.

Nga infformacionet e para një i dyshuar është shpallur në kërkim me inicialet A.R.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Radari.al