Në një intervistë për BBC kryeministri Edi Rama ka folur për strehimin e refugjatëve afganë në Shqipëri.

Duke u ndalur tek refuzimi i shumë shteteve europiane për të ndërmarrë një hap të tillë, Rama u shpreh se që pas krizës së madhe të refugjatëve disa vite më parë Europa nuk e ka marrë ende vete moralisht dhe strategjikisht.

“Unë mund ta them, dhe është e sigurt të thuhet se që pas krizës së madhe të refugjatëve disa vjet më parë, Europa nuk e mori veten. Nuk e mori veten moralisht dhe strategjikisht dhe akoma vuan nga politikat e refuzimit për të hapur dyert”, shprehet kryeministri Edi Rama.

BBC pyeti edhe një shqiptar të Kosovës të vendosur në Shëngjin për të pushuar disa ditë në të njëjtin ambient ku janë strehuar edhe afganët. Ai kujton kohën e luftës ku bashkë me shumë të tjerë iu desh të linin shtëpinë e tyre.

“Më vjen keq për ta sepse ne kemi qenë në vendin e tyre, kur na u desh të linim shtëpitë tona. Të jesh larg nga shtëpia dhe të dashurit e tu është shumë e vështirë. Unë isha një fëmijë I vogël në atë kohë dhe kur shoh fëmijët të vrapojnë këtu më vjen vërtet keq për ta”, shprehet ai.

Radari.al