Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim sanitaren Tire Alldervishi, kolegen e saj dhe disa infermiere të përfshira në skandalin e rryshfetit me pacientët e prekur nga koronavirusi.

Përveç Alldervishit, për gjykim janë dërguar edhe infermieret e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Mira Bushi, Sheqerie Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi si dhe Gjylbra Halilaj.

Ato akuzohen për shpërdorim të detyrës, mashtrim së bashku me sanitaren tjetër Rukie Hoxhaj.

Alldervishi u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me Covid-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj.

Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën u zbulua trajtimi çnjerëzor i sanitares që dyshohet se bashkëpunonte me infermieret.

Radari.al