Sali Berisha vijon sulmet ndaj të zgjedhurit të tij në krye të PD-së, Lulzim Basha.

Përmes Facebook, ai ka publikuar pasditen e së dielës pamjet kur një demokrat gris kartën e anëtarësisë në PD, sepse ajo mban firmën e Lulzim Bashës.

“Ca thu or shok, s’i njef robt ti” – shkruhet në videon që publikon Berisha.

Ky i fundit shton:

Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha. Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! sb

Radari.al