Juristi Romeo Kara ka reaguar për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së, i ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa analizon deklaratën e Lulzim Bashës, Romeo Kara shkruan se tashmë kryedemokrati i di provat që ka SHBA kundër Sali Berishës dhe familjes së tij.

Postimi i plotë:

Media paradoksialisht nuk vlereson detajin me te rendesishem te deklarates se Bashes, “se ai u njoh pergjate takimit me palen amerikane me detaje shume te rendesishme te cilat e shtyne te mendoje se perjashtimi i Berishes nga grupi parlamentar i PD-se ishte dhe ne te miren e tij dhe te familjes se tij”.

Vete Berisha, kur u pyet dje ne emisionin Zone e Lire, e anashkaloi me shpejtesi kete fakt, duke bere sikur nuk i interesonte kjo pike, por qe ne te vertete vertetoi se deshironte mosdiskutimin e kesaj teme. Basha as me shume e as me pak, konfirmoi vertetesine e akuzave te State Department dhe se retorika e Berishes se perkunder tij nuk ka asnje fakt apo prove, eshte thjesht demagogji.

As arsyetimi me pervers nuk mund t’a pranoje se u desh nje aksion i vertete politik ne SHBA, i cili perfshin se paku 13 nga institucionet me te rendesishme te saj, per te bere nje levizje fiasko dhe akuze te rreme ndaj Berishes dhe familjes se tij.

As diktatoret me te urryer nuk jane shpallur non grata familjarisht si ai nga USA. Me siguri qe ai ka shkelur aty nuk duhet. Largqofte te kete futur hundet tek Federal Reserve. Thuhet se shuma te paimagjinueshme parash, te pastruara ne Shqiperi, kane arritur te depertojne atje.

Rendesi ka, qe Basha i ka mesuar detajet e shpalljes non grata te “babait te tij politik”, syte iu hapen dhe tashme Berisha per momentin eshte parkuar ne vendin e turpit, jashte grupit parlamentar te PD-se. Te shpresojme qe shume shpejt, te behen publike edhe per ne ato detaje. Per Berishen ka prova, dhe ato tashme Basha i di.”-shprehet Kara.

Radari.al