Damian Gjiknuri ishte drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, ku arriti të merrte 8 mandate nga 12 të mundshëm.

Por gjatë Asamblesë së PS-së disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama vendosi që t’i jepte postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, ndërkohë që e zhvendosi nga Vlora në Elbasan, për t’u bërë drejtues politik në qarkun “problematik”, ku para zgj3edhjeve pati disa incidente.

Ditën e sotme Gjiknuri ka mbledhur skuadrën e Partisë Socialsite në Vlorë për t’i falenderuar për punën e bërë në këto vite.

“Krenar për skuadrën e Partisë Socialiste në Vlorë, të cilën pata fatin ta drejtoj dhe kënaqësinë të bashkëpunoj për një periudhë pesëvjeçare. Gra e burra, djem e vajza me të cilët arritëm rezultat rekord në dy palë zgjedhje parlamentare, duke marrë 8 mandate deputetësh dhe shënuar fitoren më të thellë, për Partinë Socialiste në rang vendi.

Votën dhe besimin që na dhanë qytetarët për të qeverisur ne e kthyem në një paketë investimesh prej 1 miliard euro, të cilat transformuan plotësisht Qarkun e Vlorës. Tani është koha që energjinë dhe frymën, që me sukses e krijuam në Vlorë, ta përcjellim në gjithë Shqipërinë”, shkruan Gjiknuri.

Burimi: Newsbomb

Radari.al