Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe përpiqet që të komunikojë sa më shumë me personat që e ndjekin. Ajo ju kthen vazhdimisht përgjigje mesazheve të ndjekësve dhe njëri prej tyre i ka bërë aq përshtypje sa ajo ka vendosur që përgjigjen t’ja japë publikisht para gjithë të tjerëve.

Ajo ka zbuluar se një ndjekëse i ka shkruar një mesazh urimi për ditëlindjen, ku e përgëzon për faktin se është shumë e thjeshtë dhe se nuk dëshirn të tërheqë vëmendjen. Dhe pak ditë pas këtij mesazhi, ndjekësja në fjalë i shkruan:

“Je shumë e bukur Selvi, por jam duke qeshur shumë se tani s’do kesh mundësi prej shtatzënisë të aplikosh botoka dhe fillera (ndoshta e di se janë të ndaluara) e do të humbet kjo bukuri që krenohesh aq shumë”.

Këto fjalë duket se e kane revoltuar Selvijen si kurrë më parë, ndaj ajo ka vendosur t’i përgjigjet publikisht ndjekëses. Selvija ka treguar se nuk ka bërë kurrë botoks e gjëra të ngjashme, por vetëm është kujdesur gjithmonë për fytyrën. Ajo shton se dhe nëse do e kishte bërë diçka të tillë është e drejta e saj dhe se nuk do bëj asgjë për t’ju përshtatur botës.

“DHE NORMAL REPLIKA IME PËR TË GJITHË JU QË MË SHKRUANI NË INBOX GJËRA TË PAHIJSHME DHE PARAGJYKONI. ANDAJ MË DONI PËR KËTË QË JA OSE KENI OPSIONIN UNFOLLOW QË MOS TA MERRNI KOHËN TUAJ ME GJËRA QË NUK JU HYJNË NË PUNË. SINQERISHT NUK JAM PERSON QË DUA TË JEM E VRAZHDË ME DIKË, OSE T’JA KTHEJ DIKUJT ATO MESAZHE PA ASNJË LIDHJE DHE PLOT INAT. POR NUK KUPTOJ SI MUNDET QË TË TË DUAN DHE TË TË URREJNË NË TË NJËJTËN KOHË? SIDOMOS NËSE DIKUSH MË NDJEK PËR 4 VITE. UROJ QË TË NDALONI TË PARAGJYKONI DHE TË KENI INAT NJË FEMËR DHE TË VAZHDOJMË QË TA MBËSHTESIM NJERA TJETRËN NËSE JO MË SHUMË MJAFTON 1 FJALË E MIRË OSE ASGJË. MOS U BËNI NJERËZ ME DY FYTYRA. PËRQAFIME”, SHKRUAN SELVIJA.

Radari.al