Policia ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare bënë me dije se nga Komisariati i Policisë Lushnjë u kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të dënuar me 4 vjet e 8 muaj njëri dhe me 2 vjet e 7 muaj tjetri.
Konkretisht pas hekurave ra shtetasi Ferdinand Muskaj, 55 vjeç, banues në Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 24.03.2020 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas në datë 11.03.2020, në lagjen “11 Janari” Fier, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M. Rr., 35 vjeç.
•Ilmi Kapidani, 52 vjeç, banues në Golem, Lushnjë dhe Agron Çela, 55 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin e datës 09.09.2020, i ka dënuar shtetasit Ilmi Kapidani dhe Agron Çela, përkatësisht me 4 vite e 8 muaj burg dhe 2 vite e 7 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur në datë 14.03.2019 ku pranë stacionit të trenit në Lushnjë, Policia sekuestroi një sasi rreth 21 kg lëndë narkotike në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Radari.al