Lidhja mes Loredanës dhe Mozzik duket se këtë herë do të jetë përfundimtare. “Vulën” ia vuri deklarata e vetë Loredanës e cila tha se “ne të dy përfundimisht duhemi shumë, por nuk jemi për të qëndruar bashkë sepse jemi si një bombë që gjithë kohën shpërthen”.

E duke komentuar pikërisht ndarjen e tyre, gazetarët e ftuar këtë të shtunë në studion e “Rudina”, zbuluan se Loredana përflitet për një lidhje me reperin Don Xhoni, me të cilin po bashkëpunon në një projekt muzikor.

Thuhet se përtej këtij bashkëpunimi, nga miqtë e tyre flitet se janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe nuk është çudi që të jenë edhe çift.

“Po qarkullon edhe një tjetër thashethem, që Loredana është afruar shumë me Don Xhonin, me të cilin edhe po bashkëpunon dhe nuk është çudi që t’i shohim edhe si çift bashkë. Përtej bashkëpunimit flitet nga miq të tyre që ata janë afruar paksa, të shohim nëse mund të jenë një çift, nuk është çudi aspak…”, zbuloi gazetarja.

Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze të quajtur Hana.

Radari.al