Forcat speciale të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Pakistanit do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se stërvitja e përbashkët e emërtuar “Tre vëllezërit 2021” do të fillojë nesër.

Më tej në deklaratë thuhet se forcat speciale të tre vendeve do të zhvillojnë për herë të parë stërvitje të përbashkët.

Qëllimet kryesore të stërvitjes janë zhvillimi i ndërveprimit të forcave speciale të vendeve mike dhe partnere gjatë operacioneve luftarake, përgatitjen për operacione në kohë paqeje dhe lufte si dhe shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave.

Stërvitja “Tre vëllezërit 2021” do të vazhdojë deri më 20 shtator.

Radari.al