Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale me të njohura të Korçës është sjellë si çdo vit në qendër të vëmendjes me festën e përvitshme të lakrorit.

Në fshatin Polenë, mes shkarpave, saçeve,zjarrit e tavolinave të improvizuara është sjellë një prej elementeve identifikues të kulinarisë së rajonit juglindor. Amvisat kanë pregatitur qindra lakrorë që siç e pohojnë dhe vetë kanë mësuar t’i pregatisin brez pas brezi

Teksa kanë shijuar lakrorët vizitorët kanë pohuar se lakrori në saç është një veçanti e Korçës dhe ndër shijet më të spikatura ndërsa organizatoret këtë vit shtuan edhe një instalacion ne formën e një saçi të madh.Festa e lakrorit në Korçë i paraprin festave të tjera që organizohen nga bashkia prej vitesh për të rritur ofertën turistike për ata që zgjedhin këtë destinacion.

Radari.al