Kjo dietë ka si qëllim kufizimin e konsumimit të karbohidrateve. Në këtë dietë rekomandohet:

Në mëngjes  duhet të hani dy ose më shumë vezë, grejpfrut dhe perime me përmbajtje të ulët të karbohidrateve dhe proteinave. 

Për drekë dhe darkë përveç vezëve mund të konsumohen edhe pak proteina, nga ushqimet siç janë mishi i peshkut dhe ai i pulës. 

Ndalohen: Ushqimet me përmbajtje karbohidrate siç janë buka, makaronat dhe patatet.

Rekomandohen: Vezët, mishi pa dhjamë (mishi i bardhë i pulës dhe ai i peshkut), perimet me përmbajtje të vogël të karbohidrateve dhe grejpfruti.

1 Ditë e dietës me vezë:

Mëngjesi: 2 vezë të ziera, gjysmë grejpfruti

Dreka: Mish i pjekur pule, pa lëkurë, sallatë jeshile

Darka: Dy vezë të skuqura me spinaq dhe domate

Dieta me vezë nuk këshillohet të mbahet më shumë se 15 ditë.

Radari.al