Përshtypjet e para mund të jenë të fuqishme dhe afatgjata. Një përshtypje e parë zgjat rreth 7 sekonda, vetëm 7 sekonda të shpejtë që mund të ndikojnë në karrierën tuaj, ose në jetën tuaj të ardhshme.

Në këtë artikull ju sjellim 3 gjëra që mund të bëni për të mahnitur vërtet dikë kur takoheni për herë të parë:

  1. Jini të hapur

Njerëzit që janë të hapur dhe komunikojnë me gjeste e kanë fytyra ekspresive, pëlqehen më shumë se njerëzit që janë më të vështirë për t’u lexuar.

Gjuha e trupit tuaj mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si do të perceptoheni, kështu që mbajtja e një qëndrimi të hapur dhe kontakti me sy mund të bëjë një ndryshim të madh në atë që njerëzit do të mendojnë për ju në takimin e parë.

  1. Bëni kërkimin tuaj

Ne jemi gjithashtu të prirur të pëlqejmë njerëzit me të cilët kemi diçka të përbashkët. Pra, mësoni për pëlqimet e mundshme të shefave tuaj të rinj para se të filloni në një punë të re.

  1. Bëhuni një dëgjues i mirë

Mund të duket bazike, por shfaqja e interesit ndaj dikujt që po flet për atë që po thotë krijon një përshtypje të parë shumë të favorshme.

Nuk ka rëndësi nëse është një punëdhënës i mundshëm, një lidhje e mundshme dashurie, apo një mik i ri, të gjithë duan të dëgjohen dhe një tregues i mirë i një marrëdhënie të shëndetshme është dikush që është i gatshëm të dëgjojë dhe jo gjithmonë të jetë ai që flet.

Dhe kush nuk dëshiron të duket tërheqës? Pra, tregojuni njerëzve që takoni sa interesant jeni.

Radari.al