Këtë lajm nuk e prisnim fare! Reperi Buta zbuloi pak kohë më parë që ishte në një lidhje dashurie, por të gjithëve ju erdhi si bombë lajmi i kurorëzimit me martesë.

Mbrëmjen e sotme përmes disa fotove në Instagram, reperi ka zbuluar se ka celebruar dashurinë me partneren e tij, Fjollën. Buta shfaqet në foto i veshur me kostum dhëndërie, ndërsa partnerja e tij me një fustan të bardhë dhe mban në duar një buqetë me lule.

Menjëherë pas publikimit të fotove, nisën urimet nga miqtë e reperit. Po ashtu nuk munguan dhe komentet nga fanset e Butës, të cilat shprehen se ju theu zemrën me këtë vendim.

I ftuar para pak kohësh në emisionin “NIN”, Buta foli për herë të parë për lidhjen e tij. Reperi tregoi se çifti ka tre vite bashkë dhe madje kanë nisur edhe bashkëjetesën.

Kujtojmë se reperi jeton në Ferizaj dhe emri i vërtetë i tij është Betim Januzaj. Me tekste është marrë prej moshës 12 vjeçare. Ne shtator 2010 vendosi të mos jetë vetëm fans i Hip-Hopit, por edhe pjesë e tij. Në intervista të ndryshme ai ka deklaruar që ndjek hapat e rrymës ‘neë school hip-hop’, pasi ai thotë se u rrit me rrepera si Lil Ëayne e Future, jo me rreperat legjendar Tupac e Biggie. Kënga e tij e parë u publikua në shtator 2010 dhe titullohej “Guillotine”. Prej asaj kohe ai nuk u ndal më. Njihet si reperi i parë që solli TRAP-in në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri.

Radari.al