Kreu i ILD, Artur Metani, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një 23-vjeçare u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj.

“Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve”, shprehet Metani në reagimin e tij.

Radari.al