Në Mançester po presin me padurim orën 16:00 ku Kristiano Ronaldo do të debutojë për të dytën herë me fanellën e Junajtid, në takimin ku do të zhvillohet në stadiumin “Old Traffordd” ndaj Njukasëllit, e vlefshme për javën e katërt të Premier Ligës angleze.

Në qytetin e Mançeterit, sidomos në stadiumin e “Old Trafford” shihet entuziazmi për të “përqafuar” sërish Kristiano Ronaldon.

Shihen postera dhe foto të tij, por edhe tifozë që do të shohin sfidën ndaj Njukasëllit me fanellën e tij. Ronaldo është rikthyer tek “djajtë e kuq” pas 12 vitesh, pas aventurës së tij 9-vjeçare tek Reali i Madridit dhe 3-vjeçare me Juventusin.

Radari.al