Ministrja Elisa Spiropali nuk e sheh me çudi faktin që Gjiknuri zëvendësoi Ballën si Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Spiropali tha se PS nuk e ka marrë lehtshëm mandatin e tretë, por po përgatitet për një sfidë të madhe.

“Nuk është çudi. Janë ndarë përgjegjësitë. Kryetar grupi parlamentar është detyrë nga më të rëndësishmet, sidomos që tani me parlamentin e ri. Sekretari ka punë partiake, kërkon angazhim gjatë gjithë ditës. Po përgatitemi për sfidë të madhe në mandatin e ri, nuk e kemi marrë lehtë.

Ashtu si disa nga ministrat që kanë ndryshuar pozicionet nuk janë shkarkuar. Janë disa punë që duhet ti bëjmë dhe ti bëjmë mirë, besimi i qytetarëve nuk duhet nëpërkëmbur. Punët nuk duhen bërë vetëm në funksion të qytetarëve, por edhe të një qeverisjeje të mirë”, u shpreh Spiropali. 

Sa i përket prezencës së lartë të grave në qeveri, Spiropali mbështeti vendimin e kryeministrit duke theksuar se ato e marrin përgjegjësinë, bëjnë punën, madje shumë më mirë se disa burra që kanë përgjegjësi.

Radari.al