Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotmë në vendin tonë. Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës rihter është regjistruar në rajonin e Vlorës. Sipas EMSC, tërmeti ishte në një thellësi prej 5 km me epiqendër në Jëg-Lindje të Orikumit dhe është ndjerë në një pjesë të mirë të jugut të vendit. Nuk ka të dhëna për dëme.

Radari.al