RTSH vjen me risi të reja. Së shpejti do të startojë emisioni i passdites, i cili do të bëj bashkë Fjodora Fjorën, Mariza Ikonomin dhe Lei Krajën.

Kujtojmë se Fjodora Fjora, gjatë kohës që nuk ka qenë pjesë e televizionit, shfaqej herë pas here nëpër programe televizive si e ftuar e veçanërisht në emisionet e mbasdites. Fjodora gjithmonë ka folur për modën , për tema sociale, apo për djalin e saj, për të cilin flet me shumë dashuri. Tashmë ajo do e drejtojë vet një emision të tillë, në të cilin shumë shpesh është parë si e ftuar.
Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi se do të drejtojë emisionin e pasdites në RTSH.

“PO! KAM NDERIN DHE PRIVILEGJIN TË NIS EMISIONIN E PASDITES, ÇDO DITË LIVE NË EKRANIN E TË GJITHË SHQIPTARËVE ME NJË SUPER EKIP.” – SHKRUAN AJO.

Mariza Ikonomi, njihet për zërin e saj të veçantë dhe për këngët e saj të suksesshme. Shumë shpejt do ta shohim dhe në rolin e moderatores pranë Leit dhe Fjodorës.

Përsa i përket Leit, ajo u largua nga ‘Digitalb’ gjatë këtij viti, pas një eksperience të gjatë aty, me fokus sportin, fushë që tashmë e zotëron mjaft mirë. Ka zëra se Lei do të drejtojë dhe një program sportiv në RTSH, përpos këtij emisoni të mbasdites.

Radari.al