Policia kolumbiane arrestoi gjatë muajit korrik një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të kokainës në drejtim të Europës.

Agim Çerma, një shtetas shqiptar, u kap më 18 korrik në Montería, Cordoba, pikërisht në momentin që do të hipte në një autobus publik ndërqytetës.

Ndërsa shqiptari kërkohet të ekstradohet për dërgesat e tonelatave të kokainës, veçanërisht drejt Sofjes në Bullgari, mediat vendase kanë publikuar detaje të tjera. Ai konsiderohet si pjesë e “Kartelit Ballkanik”.

“El Tiempo” pyeti hetuesit për jetën e tregtarit të drogës që banonte në Barranquilla, (Atlántico) dhe trafikonte kokainë me avionë “charter” drejt Europës duke korruptuar zyrtarët nëpër aeroporte.

Cerma, sipas hetuesve nga Policia kundër Narkotikëve, u vendos në Barranquilla 7 vjet më parë, duke hyrë në Kolumbi në mënyrë të ligjshme.

Çerma, të cilin e njihnin me pseudonimin Jimmy, jetonte në Barranquilla me gruan e tij, një shtetase kolumbiane, ku bënin një jetë të profilit të ulët larg luksit dhe ekstravagancës, një metodë kjo e përdorur për t’u mos u vënë re.

“Ai nuk kishte makina, jetonte me qira dhe lëvizte me linja ajrore dhe mjetet e shërbimit publik. Shmangte përdorimin e celularit. U paraqit si një inxhinier, i cili kishte disa projekte në bregdetin e Karaibeve”, theksoi hetuesi i çështjes.

Për shkak të profilit të ulët të shqiptarit në shoqërinë kolumbiane, bëri që autoritetet të identifikonin me vështirësi anëtarët e rrjetit të drogës “Ballkan”.

Është vlerësuar se Cerma trafikonte rreth dy miliardë pesos kokainë në vit, duke qenë përgjegjëse për financimin e dërgesave të kokainës dhe çdo lëvizje në Europë. Përpara kapjes së tij, hetuesit zbuluan se atë javë, Jimmy do të udhëtonte në Apartadó, (Antioquia), ku do të takohej me anëtarët e “Klanit të Gjirit” për të koordinuar dërgesën e drogës, këtë herë me skaf.

“Në kohën e arrestimit, ai po udhëtonte me autobus nga Barranquilla në Urabá. Kaloi natën në një hotel modest në Montería (Kordoba) dhe kishte për qëllim të merrte transport publik në Apartado. Ai u kap nga agjentët në terminalin e transportit. Nuk mbante elementë domethënës”, shtoi hetuesi.

Radari.al