Apple parashikon që linja e ardhshme e iPhone do të përballet me kërkesë të lartë dhe sipas një raporti të fundit prodhimi i iPhone 13 do të rritet me 25%.

Si rezultat kompania ka porositur furnizuesit të prodhojnë më shumë se 100 milionë çipe A15, konkretisht TSMC.

Vitin e kaluar Apple ka prodhuar 75 milionë iPhone. Çipi i ri A15 do të përdorë arkitekturën 5-nanometër të TSMC. Kujtojmë se A14 i vitit të kaluar në iPad Air dhe iPhone ishin pajisjet e para me një procesor 5-nanometër.

Raporti i sotëm vijon më tutje duke folur për përbërjen e procesorit të ri A15 i cili do të fuqizohet nga 6 bërthama, katër efikase dhe dy të performancës së lartë.

Përmirësime pritet të vihen re në performancë dhe jetëgjatësi baterie. Kjo e fundit do të ketë nevojë të adresohet me ardhjen e ekraneve të frekuencës së lartë 120Hz ProMotion tek iPhone.

Një raport i mëhershëm thoshte se iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max do të konsumojnë 15-20% më pak energji me çipin A15. 

Radari.al