Naser Sylmetaj është shoferi i cili ka humbur jetën në aksidentin tragjik me 10 viktima, të ndodhur këtë të diel në Brod të Kroacisë.

Lajmi është bërë me dije nga të afërmit e viktimës të cilët kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.

“O rahmet të pastë shpirti daja Naser Sylmetaj. Po shumë kom pas dëshirë hala me nejt me ty bree”, shkruan Besnik Shuti, nipi i viktimës.

Në autobusin e aksidentuar me targa të Kosovës, ndodheshin 67 pasagjerë, 10 prej të cilëve humbën jetën ndërsa 45 të tjerë janë lënduar ,8 prej të cilëve sipas kreut të Emergjencave Civile Damir Trut janë në gjendje të rëndë.

Gjithashtu ai ka konfirmuar se në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë ndodheshin edhe fëmijë.

Radari.al