Samsung dërgoi ftesat për mediat në lidhje me aktivitetin Galaxy Unpacked që do të mbajë më 11 Gusht. Do të jetë një eveniment me shumë risi ndërsa gjiganti Korean i teknologjisë do të zbulojë ndër të tjera linjën e smartfonëve me ekrane që palosen.

Zakonisht Samsung prezanton një smartfon Galaxy Note çdo vit në këtë eveniment por kësaj here do të jetë ndryshe. Kompania e ka konfirmuar se nuk do të ketë një Galaxy Note të ri në 2021.

Tema kryesore e evenimentit të datës 11 Gusht të Galaxy Unpacked do të jenë Z Fold 3 dhe Z Flip 2. Sipas raportimeve Z Fold 3 do të jetë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Z Fold 2 me Samsung që synon ti shesë edhe më lirë këtë vit për të nxitur adoptimin e tyre në masë.

Veçanërisht pret që Z Flip 2 të ngjallë interes dhe këtë mund ta bëjë vetëm përmes çmimit.

Për shkak të Covid-19, Galaxy Unpacked do të mbahet virtualisht. Përveç këtyre dy smartfonëve ka gjasa që Samsung të zbulojë Galaxy Watch 4, orën e parë inteligjente me versionin e ri të WearOS që do të shkrihet me Tizen.

Galaxy Buds 2 dhe S21 FE mbeten një mundësi gjithashtu. 

Radari.al