Kapet një sasi e konsiderueshme paundësh në portin e Durrësit. Paratë janë gjetur në një furgon që vinte nga Italia.

Kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar paratë e fshehura, ndërsa raportohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonit ku u gjetën paratë.

Më herët në Portin e Durrësit u sekuestruan 300 kg kokainë që u gjet në një kamion tranzit me targa të Maqedonisë së Veriut. Kokaina u gjet në vijën e dytë në dalje në trupin e kamionit të ngarkuar me hekur, që drejtohet nga një shtetas maqedonas, i identifikuar si Nazif Ajroski, 40 vjeç.

Radari.al