Në kuadër të planit të masave për fillimin e sezonit turistik, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, IMTV-n dhe Shërbimet Komunale Plazh, vijojnë lirimin e hapësirave publike në zonën e plazhit.Bashkia e Durrësit bën të ditur se “e gjithë vija bregdetare po monitorohet dhe mbahet në kontroll nga patrullat e Policisë Bashkiake. Gjatë gjithë sezonit turistik veror 2021 strukturat tona do të jenë të pranishme në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve”.Sipas bashkisë një vëmendje e veçantë po i kushtohet masave kundër ndotjes së mjedisit.“Patrullat tona do të kryejnë kontrolle duke mos lejuar asnjë subjekt të hedhë mbetjet urbane jashtë orarit të përcaktuar”, – theksoi bashkia e Durrësit.Policia Bashkiake do të vijojë kontrollet e vazhdueshme për të parandaluar zënien e hapësirave të plazhit nga persona apo subjekte që nuk janë të pajisur me leje.

Radari.al

Radari.al