Përplasje të ashpra që kanë çuar deri në kërkesën që Ervin Salianji të largohet nga mbledhja e strukturave të bazës në grupseksionin e PD në Pojan të Korçës.

Përplasja ka ndodhur dje në mbledhjen e grupseksionit të një nga ish-komunat, sot njësitë administrative më të mëdha jo vetëm në qarkun Korçë, por edhe në Shqipëri. Pojani numëron rreth 18 mijë banorë dhe gati 12 mijë votues.

Në mbledhjen e djeshme organizuar në Pojan nga dega e PD në bashkinë Maliq, ka pasur debate të ashpra dhe është kërkuar largimi i Ervin Salianjit nga mbledhja.

Burime nga takimi tregojnë se Salianji ka shkuar disa minuta me vonëse në mbledhje dhe është ulur në tavolinën drejtuese ku ndodhej Edmond Spaho, kreu degës Maliq Donald  Kulla dhe kryetari i grupseksionit Besnik Xhihani.

Me hyrjen e Salianjit drejtuesi i grupseksionit Pojan i ka liruar vendin ish-deputetit dhe kjo ka shkaktuar menjëherë ilaritet në sallë.

Një nga anëtarët themelues të PD, A. G. ka reaguar ashpër duke i kërkuar llogari Edmond Spahos se kush ishte personi që ishte ulur në krah të tij dhe me çfarë autoriteti.

A.G. tha gjatë takimit se “Salianji të shkjojë të rijë në krye të tavolinës e të mbledhë vota andej nga Lozhani, nuk ka punë në Pojan, nuk është deputeti ynë, morri mandatin e dogji të shikojë andej nga vjen. Nuk është as deputet asgjë ska pse na ri në krye ky, të dalë jashtë”.

Debatet e ashpra dhe kërkesa për largimin e Salianjit nga mbledhja kanë sjellë edhe mbylljen e saj të shpejtë./Burimi: CNA.al

Radari.al

Radari.al