Bashkia Vlorë ka shpallur një tender me fond 15.1 milionë lekë, për rikonstruksionin e rrugës Panaja – Hoshtimë.

“Rikonstruksion i rrugës së fshatit Hoshtimë do të trajtojë rrugën ekzistuese që lidh rrugën nacionale (tek fshati Panaja) me qendrën e fshatit. Kjo rrugë përdoret nga banorët e fshatit Hoshtimë me një popullsi rreth 1000 banorë ,si dhe nga tregtarët kultivues dhe transportues të produkteve bujqësore që prodhon ky fshat” specifikohet në detajet e tenderit. Më tej, në dokumentacion shpjegohet se rruga është 30% e dëmtuar, si dhe mungojnë elementët e një rruge urbane, apo elementët e sigurisë rrugore.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 5 mars, me një afat kohor për ekzekutim prej 15 ditësh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

Radari.al

Radari.al