Gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit, i cili ia ka marrë mire dorën gënjeshtrave.

E para kur ai tha se në 2017 kishte një acar politik në zgjedhje. Ky është një mashtrim publik i bërë ndaj qytetarëve korçarë, por edhe ndaj gjithë shqiptarëve, sepse në 2017-ën zgjedhjet u bënë pas marrëveshjes Rama-Basha dhe ku demokratët ishin pjesë e qeverisë, përfshi këtu edhe institucionet kryesore të shtetit shqiptar.

Le të shkojmë me tej dhe tek më e rëndësishmja, gënjeshtra më e turpshme që u bëhet demokratëve në Korçë duke thënë se Korça ishte i vetmi qark me rritje për PD në vitin 2017, kur ishte me një ulje mni 14 mijë vota.

Le të shohim shifrat, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në qarkun e Korçës në 2017, PD dhe aleatët e saj kanë marrë 42 177 vota ose 32.51% e përkthyer në katër mandate deputetësh. Kujtojmë se në vitin 2017, PD ishte në koalicion me shumë parti të tjera si Partia Agrare, Partia Republikane, Partia e të Drejtave të Njeriut, LZHK, PDK dhe shumë forca të tjera politike të cilat u futën në koalicion me PD, por garuan me siglën e kësaj të fundit dhe nuk vendosën siglat e tyre në fushatë.

Këto janë rezultatet e vitin 2017, pra koalicioni i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka rreth 42 mijë vota se bashku me aleatët në një fushatë elektorale të qetë pa incidente ku të vetmet problematika u shfaqën me LSI e cila pati edhe pasoja me arrestimin e disa personave të cilët dyshoheshin për blerjen e votës.

Për të bërë më të qartë mashtrimin e Salianjit shikojmë zgjedhjet e vitin 2013 sipas të dhënave zyrtare të KQZ.

Koalicioni i socialistëve në 2013 ka rreth 88 mijë vota nga të cilat LSI ka rreth 15 mijë vota dhe PS ka 63 584 vota, gati të njëjtat vota që socialistët kanë marrë edhe në vitin 2017 me një ulje prej vetëm 800 votash në total.

Po të shkojmë më poshtë dhe të shohim koalicionin e PD, sipas dokumentit të publikuar, ka 56 225 vota, pra PD dhe aleatët e saj në vitn 2013 kanë të paktën 14 mijë vota më shumë se në vitin 2017.

Pra, në 2017, PD ka një rënie me të paktën 25%. Le të shohim shifrat në një formë tjetër. Edhe në krahasimin sigël me sigël, sërish Partia Demokratike del me ulje megjithëse në të dyja zgjedhjet edhe në 2013-ën edhe në 2017-ën është kandiduar me koalicion. Në 2017 ka 42 mijë vota në total ndërsa në 2013 vetëm si logo, pra partitë aleate, PD ka 47 mijë vota. Është gati 10 deri në 11 % më shumë sesa në vitin 2017. Prandaj ajo që ka thënë Ervin Salianni është mashtrimi publik i radhës.

Ndoshta matematika e Lulzim bashës 7*7 bëjnë 42 ka fillluar tashmë të japë efekt edhe tek prurjet e Republikës së Re të Lulzim Bashës ku “Babalet” dhe historirat me G.D., tani fillojnë të na tregojnë sesi qendron e vërteta electoral, por ajo është krejt ndryshe.

Në vitin 2017 PD në qarkun e Korçës ka pësuar në katastrofë elektorale me një rënie totale si koalicion dhe këto janë shifrat zyrtare të KQZ sipas dy tabelave që kemi vendosur me poshtë. Marrë nga CNA

Burimi cna.al

Radari.al