Diten e sotme Ministria e Drejtesise ka publikuar ne Facebook nje nisme shume te rendesishme per profesionit te perkthyesit, por jo vetem. Ne bashkepunimin me te ri do te konsolidohen gjithashtu dhe perkthimet zyrtare.

Ne Facebook Ministria shkruan:

Sëbashku me Mirela Kumbaro Furxhi sot në Ministrinë e Drejtësisë zhvilluam një tryezë konsultimi për projektligjin për përkthimin zyrtar dhe profesionin e perkthyesit. Një iniciativë shumë e rëndësishme, e cila do të mundësojë plotësimin e një hendeku ligjor duke i dhënë një kuadër rregullator ligjor këtij profesioni. Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e kushteve për mirëfunksionimin e shërbimit të përkthimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë dhe ushtrimin e profesionit të përkthyesit zyrtar si një profesion i lidhur me sistemin e drejtësisë në funksion të garantimit të një procesi të rregullt ligjor si dhe ushtrimit të veprimtarisë në mënyrë të pavarur dhe në mbështetje të ligjit. Mirënjohëse grupit të punës dhe ekspertëve të fushës për kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm rregullator për profesionin e përkthyesit. Falenderoj veçanërisht znj Kumbaro, e cila sot kryesoj këtë tryezë se përtej funksionit publik dhe politik që ka mbajtur dhe që mban, ka një eksperiencë profesionale të gjatë si përkthyese dhe ka qënë një shtysë për realizimin dhe zgjeruar gamën e këtij projektligji përtej detyrimit të Ministrisë së Drejtësisë.

Radari.al