Nje interviste me Viktor Lagji, administratorin e Restorant Piceri Stella, ne Radhime!

Si ishte ky sezon turistik per ju ? 

Te them te drejten sdi nga tja nis , si fillim ishte nje frike e madhe , nuk e dinim nese do te kishte nje sezon apo jo , nese do te hapeshin restorante bare , Longue etj .. Megjithate ne fund te qershorit filluam punen , me friken nese do te kishim turiste apo jo,sepse kufinjte ishin mbyllur e turistet emigrante nuk dihej nese do te vinin , turistet shqiptare te lodhur nga mbyllja e kufizimi i levizjeve per arsyet e covid-19, per me shume se dy muaj.

E megjithate e filluam me besimin se do ti dilnim kesaj situate te veshtire me staf te reduktuar me me pak reklam por me shume dashuri per punen qe bejme e qe ne fund klientet te ndiheshin te kenaqur e te riktheheshin prap sepse ky eshte vlersimi .  

Si ishte nisja e sezonit , a respektoheshin masat anti covid?

Fillimi ishte I ngadalte , ishe I dyshimte , njerezit vinin ne restorant shikonin masat anti covid , te gjithe dezinfektonin  duart me dizifektues ne hyrje te restorantit ,personeli me maskat te vendosura dhe me distancat e tavolinave .

Ishte nje frike, te gjithe e shikonin te cuditshem kete situate . Shume turiste vendas e te huaj kishin merak per cilesin e ushqimeve , e megjithate avash avash filluam krijuam besimin te njeri tjetri duke respektuar rregullat arritem te krijonim nje sherbim te qendrueshem. Masat respektoheshin me rigorozitet , sepse dhe klientet e kerkonin kete gje, dhe ndiheshin te qete kur shikonin ku asnje personel i stafit smund te rinte pa maske , pa dorashka e pa u dezifektuar . 

Sezoni kete vit nisi me vonese dhe shpresoj qe do te zgjasi deri ne fund te shtatorit sepse dhe temperaturat jane te larta akoma .  

Si ishte per ju tu sherbeje turisteve vendas dhe te huaj ? 

Nje eksperience fantastike, me ne fund ne treguam qe turizmi ne Shqiperi funksionon shume mire. Gatimet tradicionale qe behen ne restorantet shqipetare nuk gjenden ne asnje vend tjeter ,e me cmime mese te pranueshme.  

Nga gjith kjo e keqe pati dhe nje te mire te madhe,ne kuptuam qe baza e turizmit vendas duhet te jene vete shqiptaret! 

Problemin e madh ne operatoret turistik e kemi me sherbimin dhe kjo duhet permisuar sa me shpejt . 

E thate me siper problem me sherbimin, kush jane problemet ? 

Kur behet fjale per sherbimin te gjithe operatoret turistik ne zonen e bregdetit kane probleme . 

Mungon shume pjesa e kualifikuar punetore , e per kete sherbimi nuk eshte ne nivelin e duhur. I kemi ber nje kerkese qeverise per te krijuar kushtet per te regulluar kriteret ligjore per te ber te mundur te marim punonjes nga jashte te kualifikuar.

Shkollat e profesionale te turizmit ate pak staf qe pergatitin e kan te rezervuar qe ne fillimet e shkolles .  

Meqenese jemi ketu cila eshte e vecanta e restorantit tuaj ? 

Kjo eshte krenaria e restorantit tone , bazen e kishim kuzhine tradicionale , nga mardhenia e shkelqyer qe kemi dhe me disa baxho e banore te fshatit cdo gje sigurohej ne vend , djatherat ishin 100 % bio me qumesht dele e dhie , qoftet e shtepise me mish vici dhe po ashtu vicat e ritur ne zone .

Sherbejme picen me stil Italian te gatuar ne furre me drru . Smund te le pa permendur anijet e Bacit e Muharemit te cilat na siguronin cdo dite peshkun e fresket , peshku qe behej supe apo produkte te tjera qofte deti,mix spageti etj  domethen cdo dite peshku ishte I fresket .  

Si e shikoni te ardhmen e turizmit ? 

Shqiperia eshte nje vend I bekuar nga zoti , me shume resurse natyrore , me nje toke te begate qe prodhon ushqime fantastike , me njerez bujar e te dashur .

Shqiperia te ardhmen e saj te sigurte ka turizmin . Eshte nje vend qe ti mund ta  vizitosh ne pak kohe e mund te mahnitesh me bukurite e ndryshme qe ka.  

Vlora eshte maja e ajzbergut ne turizem, vendi absolutisht me I perkryer ne bote ne pak metra katror shkon nga deti – ne mal – ne lum , ishull e gadishull , ka perendimet me te bukura e mbi te gjitha nuk ka asnje dite te njejtin perendim cdo dite ndryshon pamje, kend e ngjyre .  

E si mund te mos jem optimist per turizmin e vendit tim . 

Radari.al