Një nënshtrim I gruas është një nënshtrim për tërë njerëzimin”

Papa Francesku

Shoqëria shqiptare është në një betejë të vazhdueshme me fenomenin e dhunës ndaj grave, e cila sipas statistikave të policies është dyfishuar, krahasuar me 4 vite më parë. Autoritetet thonë se dhuna ka ekzistuar edhe më parë, por tani janë rritur denoncimet. Të lindësh grua në Shqipëri ku një në tre femra dhunohen fizikisht dhe dy në tre femra dhunohen psikologjikisht është vërtetë tragjike! Është vërtetë për tu ndjerë keq që në vitin 2020 dëgjon dhe sheh dhunë të kryer nga mosha të reja e të vjetra, nga persona me një nivel socio-ekonomik të lartë e të ulët. Kultura e të qenurit femër në Shqipëri është ajo e një dhune psikologjike dhe social, që mjedisin e mbush me mllef, dhe dita ditës këtë realitet po e pranojmë dhe nuk po përpiqemi ta ndryshojmë.

Një tjetër ngjarje e dhunshme ndodhi së fundmi, I njojtur si “FenomeniNoja” ,ku dy vajza të reja në moshë, gjejnë dhunën si të vetmen zgjidhje për problemin e tyre. Niveli i tyre kulturor, intelektual, social dhe ekonomik përbën shumë rëndësi, ne këtë analizë por që për mungesë informacioni nuk po e trajtojmë si çështje.

Nga njëra anë kemi dhunimin si mjet ndëshkimi për gabimin e bërë nga dikush dhe nga ana tjëtër kemi nënshtrimin, për ta pranuar dhunën si të merituar dhe si një mungesë force për të sjellë ndryshim te vetja apo tek e ardhmja e individit.

Në këtë çështje kemi parë reagimet e shumta nga masa, të cilat shpesh kanë qënë me nota paragjykuese dhe mllefi ndajveprimit të kryer nga “e nënshtruara” dhe lavdëruese për “dhunuesen”. Dhe vetëm duke u bazuar në këto komente ne mund të zbulojmë më shumë për problematikat që ka shoqëria në përgjithësi. Ku nëpërmjet komenteve ne mbrojmë atë që është duke na ndodhur çdo ditëdhe as vetë nuk e kuptojmë, dhe predikojmë një moral që e kemi harruar që egziston praktikisht, por e gjejmë vetëm në mënyrën se si duam të prezatojmë veten. Është akoma më e trishtë që merremi me shkakun dhe trajtimin analitik personal, dhe jo me mënyrën si të parandalojmë këto ngjarje të cilat kanë gjeneza të thella psikologjike.

Të biesh viktimë dhe mos të kesh forcë të marrësh përgjegjësitë e tua, janë karakteristika të cilat ndikojnë në aspkete të personalitetit të cilat do të trashgohen në brezat e ardhshëm si e vetmja mënyrë “shpëtimi” momental. Ndërkohë fuqizimi i viktimës, trajtimi i faktorëve të papërgjegjsmërisë, ndëshkimi i prepotencës dhe dominancës nëpërmjet mjaft mjeteve të cilat nëse përdoren në mënyrën e duhur do të japin kontributin e vet, do të ishte një indicje e mirë për ventitjen e fenomeneve të tilla, që kanë rrënjë të thella në shoqërinë shqipëtare dhe po shfaqen me së shumti.

Shumë studime psikologjike që janë kryer theksojnë se femrat e nënshtruara zakonisht vuajnë nga pasiguri të thella, të shkaktuara nga paqëndrueshmëria e marrëdhënieve të prindërve, si model familjar, ku femra përpiqet të adaptojë modelin e nënës, ku është gati të bëjë çdo gjë, është gati të veprojë në bazë të të tjerëve, dhe në rastin e vajzës që dhunohet fizikisht dhe psikologjikisht, kemi shumë qartë nënshtrimin e femrës shqipëtare, ndaj të tjerëve.

Secili prej nesh ka forcë shumë të madhe brenda vetes për të cilën bëhet koshient vetëm në moment të caktuara! Prandaj, për të dal nga kjo gejdnje, çdokush,duhet të thotë:

Stop fenomeneve të tilla!

Duke besuar që mund ta bësh ketë gje, të ndryshosh veten, të ndryshosh një shoqëri të tërë, duke mos u nënshtruar, duke mos u ndjerë e dobët, e pafuqishme, ti, unë, ata mund ta bëjmë nëse jemi të gjithë bashkë, praktikisht, joteorikisht!

Psikologe Klinike

Msc. ElonaTocaj

Msc. DelinaMalaj

Radari.al